Pas dështimit të seancës, Kurti vazhdon t’i shmang mediat

E publikuar: 31/05/2025 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pas dështimit të 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është ndalur për media dhe nuk ka dhënë asnjë koment për situatën politike.

Kurse, sot përsëri dështoi tentimi i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.