Ndodh për herë të parë: Usyk dhe Fury “shtyhen” sy më sy për mbi 10 minuta

E publikuar: 19/12/2024 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Data e madhe e 21 dhjetorit po vjen dhe të gjithë dashamirët e boksit mezi po e presin përballjen e dytë mes gjigantëve të boksit profesionist, Oleksandr Usyk e Tyson Fury.

Dy boksierët më të mirë në botë për peshat e rënda u përballën sy më sy njëri me tjetrin për më shumë se 10 minuta, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Boksieri ukrainas synon t’i mbrojë titujt e botës, WBA, WBO e IBF në boksin profesionist në meçin e së shtunës mbrëma, i cili do të zhvillohet në Riyad të Arabisë Saudite.

Kurse, 36 vjeçari britanik e ka kërkuar revanshin dhe këtë radhë beson fuqishëm në fitore dhe në rrëmbimin e krejt brezave të artë.

Sonte, Fury, si zakonisht ishte i zhurmshëm, kurse Usyk u shfaq i qetë.

Klikoni këtu për VIDEO