Votat “interesante” të Xhakës për çmimin e lojtarit të vitit nga FIFA

E publikuar: 17/12/2024 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka votuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit.

Mesfushori shqiptar ka befasuar me votat e tiJ për top 3-shen më të mirë

Xhaka për vendin e parë e ka votuar bashkëlojtarin e tij tek Bayer Leverkusen, Florian Ëirtz, kurse në vendin e dytë e vendosi mesfushorin gjerman, Toni Kroos.

Fituesi e këtij çmimi, Vinicius Junior, e vendosi vetëm në vendin e tretë.

Viniciusi e fitoi këtë çmim për herë të parë në karrierën e tij.

Ai e fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridit gjatë sezonit të kaluar, duke qenë lojtari kyç i skuadrës.