PSD paralajmëron gaz lotsjellës nëse formohet Asociacioni

E publikuar: 22/11/2023 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nol Nushi nga PSD-ja ka paralajmëruar se do të gjuajnë gaz lotsjellës nëse kryeministri Albin Kurti e formon Asociacionin.

Në vazhdën e diskutimeve, Nol Nushi nga kjo parti tha se nëse kryeministri Albin Kurti do ta themelojë Asociacionin, “do ta ketë gazin [lotsjellës] aty”.

Nushi tutje e kritikoi qasjen e opozitës, për të cilën, tha se po shpresojnë se vijnë në pushtet duke e rrëzuar Kurtin ndërkombëtarët.

“Krejt opozita në Kosovë, krejt kartat i ka duke i thënë bëje Asociacionim, duke menduar që nuk e bën. Krejt opozita shpresojnë që nuk e bën e vijnë ata të jashtit e rrëzojnë e vijnë këta edhe e bëjnë”, tha Nushi në TV Dukagjini.