Kryeministri Albin Kurti në mbedhjen e sotme të Qeverisë njoftoi se e ka emërua drejtorin ekzekutiv të institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Atdhe Hetemin u zgjedh drejtor ekzekutiv i këtij institutiti, dhe Kurti tha se Hetemi do t’i prijë “këtij procesi të rëndësishëm”.
“Për ta ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën. Ballafaqimi me të kaluarën është një proces shërues dhe një mekanizëm i domosdoshëm për përparim shoqëror”, tha Kurti, duke shtuar se po angazhohen “për adresimin e të gjitha krimeve” dhe “për t’i matur dëmet e shkaktuara”.
“Sot u bë edhe një hap në këtë drejtim për institucionalizimin, mbrojtjen e ruajtjen e kujtesës kolektive e cila do të na shërbejë edhe neve, edhe brezave pas nesh.”- tha ai.
Kurti tha se se Hetemi është ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.


















