Haziri: Në takim me Lajçakun do të diskutohet për implementimin e marrëveshjes bazë të 28 shkurtit

E publikuar: 07/11/2023 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lutfi Haziri

Gjatë ditës së sotme pritet që emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak të zhvillojë takim me liderët e opozitës.

Në këtë takim do të diskutohet për implementimin e marrëveshjes bazë të 28 shkurtit.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

“Ne nuk jemi zyrtarisht të njoftuar as për çështje specifike të agjendës nesër e as për dokumentin e pesëshes që e ka sjellë në Prishtinë më herët apo edhe të zhvillimeve në Bruksel. Nga brenda ne kemi informacion dhe për aq sa jemi njoftu nga ekipet e BE-së dhe diplomatët e shteteve të QUINT-it në veçanti, por natyrisht që ka të bëjë me implementim. Pritet që në fokus me qenë çështja e implementimit të marrëveshjes së Ohrit tash po adresohet, po marrëveshja bazë është e Brukselit e 28 shkurtit”, tha Haziri në Tëvë1.

Sipas Hazirit, marrëveshja e Ohrit është marrëveshja më e “keqe’’ e realizuar pasi sipas tij, në atë marrëveshje janë katër kompromise të dhimbshme që kryeministri Kurti i ka bë.

Lajçak gjatë ditës së djeshme u takua me Besnik Bislimin.