Kritikohet tenderi i dyshimtë për pastrimin e klinikave të QKUK-së

E publikuar: 06/11/2023 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punën e njëjtë do ta vazhdojnë me kontratë të re.

Prej 26 tetor, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka kontraktuar përsëri kompaninë private “LAGUNA” për mirëmbajtjen e sipërfaqeve brenda QKUK-së.

Madje, siç ka mësuar T7, ky institucion ka ftuar vetëm kompaninë “LAGUNA” për negociata.

Kjo kompani e cila në Agjencinë për Regjistrimin të Bizneseve nuk i figuron emri i pronarit, ka mbi 10 vite që në vazhdimësi ka përfituar tender nga SHSKUK-ja.

Për këtë të fundit, ky institucion ka përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.

Krejt këtë situatë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar e ka një arsyeje.