menaxhmenti i kësaj kompanie ka njoftuar se janë duke kaluar një situatë të rëndë financiare dhe funksionimi i Trepçës është thuajse i pamundur.
Lexojeni të plotë njoftimin e menaxhmentit të Trepçës:
Me keqardhje njoftojmë opinionin e gjerë dhe të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës, për gjendjen e rëndë në të cilën po kalon Ndërmarrja Trepça, për shkak të mos pajisjes me Licencë shfrytëzimi.
Minierat e Trepçës, Stan Tërg dhe Artanë, që nga 24 janar i vitit 2015, janë pa licencë shfrytëzimi, me çka ka ardhur deri tek ndërprerja e prodhimit.
Trepça, sipas Ligjit për minierat dhe mineralet, me kohë ka aplikuar për vazhdimin e licencës së shfrytëzimit sipas Ligjit nr. 03/L-163.
Rrethanat e krijuara për shkak të ndërprerjes së procesit të prodhimit, Trepçës i kanë shkaktuar dhe janë duke i shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe probleme në funksionimin e saj të tërësishëm.
Burimi kryesor i të hyrave financiare të Trepçës është prodhimi, kjo e drejtë është privuar pa fajin e minatorëve dhe të menaxhmentit duke rrezikuar në tërësi funksionimin e ndërmarrjes.
Andaj, minatorët dhe menaxhmenti i Trepçës, kërkojnë nga të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës që menjëherë të ndërmarrin masa në mënyrë që Trepça të pajisjet me Licencë për shfrytëzim.
Institucionet Qendrore duhet pa tjetër të na i kompensoj humbjet financiare që janë shkaktuar si pasojë e mos prodhimit.
Institucionet e Republikës së Kosovës, duhet të kenë një përkushtim më të madh për Trepçën, sepse kjo nuk është vetëm përgjegjësi e menaxhmentit dhe minatorëve, por është përgjegjësi e të gjithëve, pavarësisht problemeve të shumta në për të cilat po kalon vendi.
Puna në minierat nëntokësore çdo herë është e rëndë, me rreziqe dhe probleme të shumta, por atëherë kur ka prodhim të gjitha problemet përballohen.