Vizoni dhe idetë e përbashkëta, i paraprijnë bashkëpunimit me “Listën Guxo”

E publikuar: 12/10/2021 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Alban Hyseni

Alban Hyseni

Vizoni dhe idetë e përbashkëta, i paraprijnë bashkëpunimit me “Listën Guxo”.

Vizioni ynë nuk mund të jetësohet pa bashkëpunimin me banorët e Gjilanit. E kjo është një pikë ku parimet tona dhe ato të listës Guxo takohen.

Përtej kësaj, edhe mbështetja dhe projekti që po e ndajmë me Listën Guxo në misionin tonë të pas 17 tetorit, është i rëndësishëm në simbolikën që e paraqet.

Idetë të cilat i ndajmë me njëri-tjetrin, veçse perfeksionojnë projektet tona për fshatrat dhe lagjet e qytetit.

#LëvizjaVETËVENDOSJE144
#BashkëQeverisim
#përtëgjithafshatrat
#përtëgjithalagjet

Sekretariati për Media dhe Komunikim
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan