Banorët e lagjes “Iliria” masivisht në Lëvizje!

E publikuar: 02/10/2021 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në takimin që mbajtëm me qytetarët e lagjes “Iliria”, përveç shqetësimeve e problemeve të shumta, aty gjetëm edhe një mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren e 17 tetorit.

Kryetari Alban Hyseni, bashkë me zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi dhe me kandidatët për asamble Mimoza Kadriu, Florentina Vokshi, Hekuran Rapuca e Armend Rexhepi, u zotuan për një model tjetër të qeverisjes pas 17 tetorit. Në çdo projekt të lagjes, bashkëpunimi me banorët aty do të jetë i pashmangshëm, meqë ata do i gëzojnë të mirat e investimeve. Do të krijohen mundësi më të mëdha në zhvillim, dhe nepotizmi do të marrë fund.

Krejt Gjilani me Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Sekretariati për Media dhe Komunikim
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan