Moti për sot dhe dy ditët e ardhshme, mundësitë për riga dhe rrebeshe shiu

E publikuar: 19/06/2020 08:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Kosovë do të mbajë mot më stabil dhe më i favorshëm se ditët që lamë pas. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh afatshkurtër shiu. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 23 deri në 27 gradë Celsius.

Të shtunën në Kosovë përsëri pritet destabilizim i motit. Pas një paraditeje me intervale kohore me diell, pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të stuhive të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër, shkruan Meteo Ballkan.

Nga e diela pritet fuqizim i masave ajrore ciklonike të cilat do të kushtëzojnë mot të freskët dhe herë pas here me reshje shiu si dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. /