Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marr një vendim për ndërprerjen e punimeve në akset kryesore rrugore në këtë komunë.
Sipas Muharremajt, kjo ndërprerje do të zgjasë deri më datën 20 gusht, për shkak të qëndrimit të mërgimtarëve në kohën e pushimeve.
Kreu i Komunës së Suharekës thekson se ky ka qenë edhe premtim i fushatës zgjedhore.