Paqartësi në mbledhje të Qeverisë, diskutohet se si mund të ndahen mjete për KQZ-në, kur Qeveria është në dorëheqje

E publikuar: 26/07/2019 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse janë dhënë disa paralajmërimeve për mos mbajtjen e mbledhjeve, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, ky i fundit ka thirrur një të tillë, edhe e cila edhe është duke vazhduar.

Dhe një ndër pikat që janë diskutuar në mbledhje është edhe ajo e mjeteve që do të duhej ndarë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nëse këtë vit zhvillohen zgjedhjet.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri e ka shtruar çështjen e pamundësisë se marrjes së vendimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës, si problem në raport me buxhetin që do të duhej ndarë për Komisionin Qendror Zgjedhor, në rast të mbajtjes së zgjedhjeve gjatë këtij viti.

“Viti 2019 nuk ka qenë vit kalendarik i zgjedhjeve, si rrjedhojë edhe nuk janë paraparë edhe mjete të ndara për KQZ-në”, ka vënë në pah Tahiri, duke thënë se ndoshta është Ministria e Financave ajo që duhet të sqarojë këtë gjë.

Dhe për këtë ka dhënë një sqarim, ministri Bedri Hamza, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se për me ndodh një transfer i tillë i mjeteve, duhet fillimisht me u shpallë zgjedhjet.

Pas kësaj ka thënë ai, KQZ duhet të bëjë kërkesë për mjete.

“Dhe në bazë të kërkesës, ministri mundet të bëjë transferimin e mjeteve, por edhe ministri duhet të kërkojë qartësi rreth kësaj çështje”, ka thënë ndër tjerash Hamza.