Prodhuesi Kinez i telefonëve Xiaomi prezantoi sot një model të ri, Mi Play, me një “notch” të ri.
Telefoni ka një “notch” në formë rrethore, dhe jo kamër nën ekran siç po merr jetë edhe trendi i fundit me Galaxy A8s dhe Huawei Nova.
Në pjesën e pasme të Mi Play gjenden dy kamera të orientuara vertikalisht si Apple iPhone X.
Dy opsione ngjyrash janë të disponueshme: kuqe dhe purpurt.
Specifikat e harduerit:
- Ekrani: 5.83-inç 1080×2280
- Procesori: MediaTek P35
- Memoria: 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të dhënash
- Bateria: 3,000 mAh plus microUSB
- Kamera: 12+2 megapiksel e pasme
Të tjera: Skaner i shenjave të gishtërinjve.
Në fillim të vitit Xiaomi prezantoi telefonin pa “notch” Mi Mix 3 i cili ka një kamër me mekanizëm fizik por kushton 475 dollarë.
Për ata që nuk përballojnë dot fjalën e fundit të teknologjisë, Mi Play kushton 160 dollarë. /PCWorld Albanian