Epoka e artë e iPhone po mbaron

E publikuar: 20/12/2018 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Mos vini bast mbi Apple.” Kështu u them atyre që më pyesin për të ardhmen e Apple si lider i tregut apo për suksesin e iPhone-ve. Nëse performanca e kompanisë këtë tre mujor nuk u habiti juve, mos u shqetësoni, tjetri me shumë gjasa do ta bëjë.

Megjithatë erërat po ndryshojnë drejtim për iPhone ndërsa shqetësimet rreth shitjeve po intensifikohen edhe si rezultat i rënies së kërkesës globale për telefonë inteligjentë, spekulimeve se Apple do të vonojë me 5G-në dhe vendimin e kompanisë për të mos raportuar njësitë e shitura të iPhone, iPad dhe Mac në raportet financiare.

Edhe pse do të ishte idiotësi të dyshonin tek perspektiva e kompanisë, statuquoja e produktit më të vyer të kompanisë pas shumë vitesh po ndryshon.

Suksesi më i madh i Apple padyshim ishte në fillimet e veta 11 vite më parë. Trajektorja e shitjeve mori drejtim tjetër në 2009-ën kur Apple prezantoi App Store, një platformë e cila transformoi iPhone nga një pajisje të bukur elektrike, në një mjet tejet të dobishëm.

Në dekadën e ardhshme shikimi ynë u zhvendos nga një kompjuter në një hapësirë sa largësia mes dy gishtave.

Vit pas viti shitjet e iPhone u rritën me miliona ndërsa sezonet e pushimeve të fundvitit shënonin rekorde të papara për një telefon.

Nëse jetoni në SHBA do të thoni se Apple dominon tregun dhe keni të drejtë sepse iPhone komandon 39% të tij krahasuar me rivalin e afërt Samsung me 25%.

Por nga një panoramë globale, Apple vjen pas Samsung dhe Huawei.

Shitjet e smartfonëve vitet e fundit kanë rënë dhe mbase falë mbingopjes së tregut.

Tuong Nguyen, analist në zë i Gartner, përmes e-mail-it më tha se ka ngadalësim të tregut të telefonëve prej kohësh por pozitat e Apple si markë e rangut të lartë dhe prestigji i iPhone e kanë zbehur disi këtë trend.

Konkurrentët e Apple e ndjerë më shumë rënien për shkak të ekspozimit në një treg më të madh,” tha Nguyen.

Ende, edhe xhevahiri i Apple, iPhone, gradualisht ka filluar të rrëshqasë.

Është e vështirë të jesh i veçantë në një industri ku çdo gjë ndërtohet mbi disa principet dizajni të përafërta. Ekran pa kornizë dhe me “notch”, dhe numri i lartë i kamerave të pasme dhe frontale i gjeni në disa modele telefonësh.

Nga pjesa ballore e OnePlus 6 i cili kushton 549 dollarë është shumë i ngjashëm me një iPhone XS Max që kushton 1,199 dollarë.

Edhe telefoni i vogël Palm Phone ngjan me dizajnin e iPhone X.

Madje Apple iPhone nuk të jep më atë ndjesinë e një telefoni premium krahasuar me konkurrentët e tjerë të fundit e as funksionet.

Avantazhi i kompanisë në komponentë si procesori, kamera, siguria dhe performanca po venitet sepse konkurrentët po përgatiten për procesorët e rinj dhe rrjetet 5G.

Apple mund të ruajë avantazhin me procesorët në 2019-ën falë A13 Bionic, por në 5G do të ngelet pas.

Do të jetë e vështirë për kompaninë të kërkojë çmime premium nëse nuk ofron atë që pjesa më e madhe e industrisë do ta bëjë vitin e ardhshëm, teknologjinë e re mobile të rrjeteve.

Nëse konsumatorët po humbasin besimin tek Apple ndërsa kjo e fundit vendos çmime të larta për përditësime të vogla, çfarë do të bëjnë këta konsumatorët vitin e ardhshëm kur të ngelen pa 5G?

Por infrastruktura 5G mund të mos jetë ende gati në SHBA vitin e ardhshëm dhe 7 vite më parë Apple mori vendimin e duhur duke shtyrë ardhjen e 4G-së tek telefonët e saj.

Në 2011-ën kishte ende pyetje se cili standard 4G-je do të mbijetonte dhe Apple me 35% të tregut atëherë nuk mund të rrezikonte me një 4G të paprovuar.

Kalimi nga një telefon bazik në një smartfon me ekran me prekje dhe aplikacione si iPhone mjaftonin për konsumatorët.

Gjithashtu aftësia e Apple për ti rezistuar tkurrjeve të tregut po bie. Kërkesa për iPhonet e rinj ka bërë sipas spekulimeve që Apple të ulë porositë për prodhuesit e palëve të treta.

Apple ka tentuar tu kundërpërgjigjet këtyre zërave duke thënë se iPhone XR është modeli më i shitur por në të njëjtën kohë filloi të ulte çmimet duke rënë në kundërshti me ato që thoshte.

Nuk është hera e parë që kompania kalon një situatë të ngjashme, por kurrë më parë spekulimet nuk kanë goditur kaq rëndë vlerën e aksioneve të kompanisë.

Investitorët mund ta kenë gabim, Apple ende shet miliona iPhone dhe konkluzionet e vërteta dalin pas raportit të fundvitit.

Por në 2019-ën këto raporte do të mungojnë sepse Apple ka thënë që nuk do të japë më shifra të shitjeve të iPhone, iPad dhe Mac.

Ndërsa shitjet e dy të fundit janë në rënie prej disa vitesh, iPhone ka qenë në krye të suksesit të Apple.

Gjatë një telefonate me investitorët CFO i Apple ofroi një justifikim të tillë:

Numri i njësive të shitura përgjatë një periudhe 90-ditore jo medoemos tregon fuqinë e biznesit tonë. Për ne sot numri i njësive të shitura është më pak i rëndësishëm se në të kaluarën duke pasur parasysh portofolin e zgjeruar të produkteve dhe ndryshime në kosto mes tyre.”

Ai ka të drejtë, shitjet e iPhone asnjëherë nuk janë dhënë sipas modeleve dhe tashmë kemi 7 modele për të zgjedhur. Kur Apple thoshte se ka shitur 45 milion iPhone nuk ja kishim idenë cili model po shkëlqente dhe vështirë të ilustrohej performanca e së cilit.

Por mungesa totale e transparencë lë vend për shqetësim.

Është gjithnjë e dyshimtë kur prodhuesit fshehin shitjet e produkteve, sidomos në një mjedis i cili vështirësohet dita ditës,” tha Nguyen.

Vendimi i Apple për të mos raportuar shitjet e iPhone është përpjekje e kompanisë për të larguar vëmendjen nga telefoni. Gjithashtu lë vend për të kuptuar se një ditë shitjet e iPhone mund të jenë edhe më të ulëta se të produkteve dhe sektorëve të tjerë si biznesi i shërbimeve që po rritet dita ditës.

Këto shërbime janë iCloud, Apple Music, App Store etj.

Në të njëjtën ditë shefi ekzekutiv Tim Cook mbrojti vendimin e kompanisë ndërsa foli për suksesin e iOS që ka rritje dyshifrore.

Më shumë përdorues të iOS do të thotë më shumë shërbime. Disa analistë thonë se rritja vjen nga shitjet e iPhone të përdorur.

Vendosja e iPhone në kutinë e zezë nuk do të thotë se kemi arritur fundit e inovacionit të telefonit edhe pse modelet e fundit kanë pasur ndryshime të vogla thjeshtë janë zmadhuar ekranet. Por Apple vazhdon të kërkojë më shumë para për telefonët e kompanisë. Edhe sikur shitjet e njësive të bien, të ardhurat mund të duken në pozita të kënaqshme.

Axhenda e iPhone duket e mjegullt por e njëjtë me atë që smartfonëve të ardhshëm: të bukur, inteligjentë me shërbimet dhe logot e kompanive në to. Është fundi i një epoke mbase, por shumë larg fundit të segmentit të telefonët të rangut të lartë. /PCWorld Albanian

Burimi: Medium