Në një dokument të brendshëm, shefi i kapitalit njerëzor pranë NASA zbuloi se agjencia Amerikane hapësinore është hakuar pak muaj më parë.
Hetuesit zbuluan hakimin më 23 Tetor dhe mësuan se një i panjohur kishte hyrë në serverë të mbanin informacione personale të punonjësve.
Nuk dihet nëse të dhënat janë kompromentuar por agjencia ende nuk ka parasysh shtrirjen e sulmit.
Në vitet e fundit NASA është përballur me disa thyerje të sigurisë megjithatë nuk është e vetmja agjenci qeveritare me probleme në këtë drejtim.
Pak ditë më parë u mësua se sistemet e mbrojtjes raketore Amerikane ishin vulnerabël ndaj sulmeve kibernetike. /PCWorld Albanian