Hakerët Kinezë kanë interceptuar mesazhet diplomatike Evropiane

E publikuar: 20/12/2018 04:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup hakerash ma arritur me sukses të interceptojë linjat diplomatike Evropiane të komunikimit prej vitesh raportoi Nju Jork Times.

Mijëra mesazhe u interceptuan të cilat përmbanin informacione rreth tregtisë globale dhe presidentit Amerikan Donald Trump.

Thyerja e sigurisë u zbulua nga firma e sigurisë kibernetike Area 1. Zyrtarët Evropianë thanë se informacionet sekrete dhe kofidenciale kanë shpëtuar nga ky hakim mëse 3 vjeçar.

Një ekspert tha për Nju Jork Times se metodat e përdorura ishin të ngjashme me ato të ushtrisë Kineze.

Një prej mesazheve të interceptuara zbuloi një bisedë mes diplomatësh të cilët e konsideronin takimin në Korrik mes Donald Trump dhe Vladimir Putin si të suksesshëm.

Një tjetër mesazh jep detaje për një takim privat mes presidentit Kinez Xi Jinping dhe zyrtarëve Evropianë.

Mësohet se gjatë takimit Xi kishte thënë që Kina nuk do të tërhiqet përballë Uashingtonit edhe sikur lufta tregtare të dëmtojë të gjithë. /PCWorld Albanian