Në bazë të Progres-Raportit të Komisionit Europian për kapitullin 25: Shkenca e Kërkimi Shkencor, përcaktohet se “Shqipëria duhet të bëjë përpjekje institucionale e ligjore për t’u përafruar me objektivat e Unionit të Inovacionit.
Sipas Komunikatës së BE të 6 Tetorit 2010, arritja e objektivave të Unionit të Inovacionit realizohet nëpërmjet përmbushjes së 30 hapave të veprimit që u përkasin këtyre 13 fushave:
1) Nxitja e ekselencës në zhvillimin e arsimit dhe aftësive
2) Përhapja e Zonës Europiane të Kërkimit Shkencor
3) Fokusimi i instrumenteve të financimit të BE mbi prioritetet e Unionit të Inovacionit
4) Promovimi i Institutit Europian të Teknologjisë e Inovacionit, si një model i qeverisjes së inovacionit në Europë
5) Forcimi i aksesit në financë për kompanitë inovative
6) Krijimi i një tregu të vetëm të inovacionit
7) Nxitja e hapjes e kapitalizimit të potencialit krijues të Europës
8) Përhapja e përfitimeve nga inovacioni në të gjithë BE
9) Rritja e përfitimeve sociale
10) Arritja e Partneriteteve të Inovacionit
11) Nxitja e politikave të inovacionit të BE jashtë vendit
12) Reformimi i sistemeve të kërkimit shkencor e inovacionit
13) Matja e progresit në fushën e inovacionit /Monitor