Në mesin e kompanive të teknologjisë, njerëzit i besojnë Facebook më së paku. Amazon dhe Twitter vinë në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht por ende janë larg.
Vetëm 8% e përdoruesve të dy kompanive të fundit thonë se do ti besonin sa më pak informacionet e tyre personale ndërsa për Facebook, 40% e përdoruesve mendojnë kështu.
Gjatë 2018-ës Facebook u pushtua nga skandalet që nga Cambridge Analytica tek hakimi i 55 milion përdoruesve në Tetor dhe 6.8 milion të tjerëve në Nëntor.
Së fundi është akuzuar se ka punësuar një firmë komunikimi për të bërë opozitë ndaj Xhorxh Sorosit. /PCWorld Albanian