Norvegjia është vendi me internetin më të shpejtë celular në botë prej 67.17 Mbps. Islanda vjen në vendin e dytë me 67.05Mbps.
Shtatë vendet e para plotësohen nga Singapori me 57.28Mbps, Kanadaja me 56.37Mbps, Australia me 55.31Mbps, Holanda me 54.26Mbps dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me 52.90Mbps.
Të dhënat janë marrë nga Ookla ku Shqipëria renditet më mirë sesa vende si Gjermani, Franca, Spanja apo Shtetet e Bashkuara me shpejtësi prej 42.73Mbps.
Shtetet e Bashkuara kanë internet mobil me shpejtësi prej 30.72Mbps.
Shpetësia e internetit celular pritet të rritet ndjeshëm në 2-3 vitet e ardhshme me hyrjen e rrjeteve të para 5G. /PCWorld Albanian