Analisti i mirënjohur i Apple, Mung-Chi Kuo, edhe njëherë tjetër ndryshoi parashikimet e tij për shitjet e modeleve të reja të iPhone:
Tani ai parashikon:
- 38 deri në 42 milion iPhone të shitur për tre mujorin e parë të 2019-ës nga 47 deri në 52 milion që kishte qenë më parë
- 205 deri në 210 milion iPhone të shitur gjatë 2018-ës
- 188 deri në 194 milion iPhone pritet të shiten vitin e ardhshëm
Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të Apple ra me 2% ndërsa me 25% ka rënë gjatë tre mujorit të fundit.
Ming-Chi Kuo njihet për parashikimet e tij të sakta në lidhje me produktet e Apple.
Ai më parë kishte thënë që iPhone XR do të ketë kërkesë të dobët. /PCWorld Albanian