Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë më 20 Shkurt të vitit të ardhshëm pak ditë përpara Kongresit Mobil Botëror.
Informacionet e publikuara sot janë në një linjë me raportet e mëhershme. Telefoni vjen në përvjetorin e 10-të të linjës Galaxy S.
A case manufacturer’s expectations for the Galaxy S10 lineup: pic.twitter.com/lrExjvalcb
— Evan Blass (@evleaks) December 8, 2018
Modelet e reja janë prej tre versionesh: 5.8-inç S10 Lite, 6.1-inç S10 dhe 6.4-inç S10 Plus. Këto janë lista e çmimeve:
- S10 Lite: 881 dollarë
- S10 me 128GB: 1,007 dollarë
- S10 me 512GB: 1,260 dollarë
- S10+ me 128GB: 1,134 dollarë
- S10+ me 512GB: 1,386 dollarë
- S10+ me 1TB: 1,765 dollarë
Gjithashtu është përfolur për një edicion special me 5G dhe gjashtë kamera, katër të pasme dhe dy frontale sipas Wall Street Journal.
Modelet e tjera do të kenë tre kamera, sensorë ultrasonikë të shenjave të gishtërinjve nën ekran, dizajnin e ri One UI.
Gjithashtu vinë me kamera të frontale të shkëputura nga korniza në vend të “notch.” /PCWorld Albanian