Apple tha ditën e Enjte se do të investonte 1 miliardë dollarë për të ndërtuar kampusin e dytë në Teksas si dhe 10 miliardë dollarë për të ndërtuar qendra të reja të dhënash për 5 vitet e ardhshme.
Këto investime do të krijojnë 20,000 vende të reja pune.
Lajmi erdhi menjëherë pas premtimit të Apple për të investuar në SHBA 30 miliardë dollarë.
Kampusin i ri prej mëse 500,000 metrash katrorë do të punësojë fillimisht 5,000 vetë ndërsa kapaciteti i saj do të shkojë deri në 15,000.
Rivali tjetër i kompanisë Amazon gjithashtu është duke elaboruar planet për të ndryshuar zyrat qendrore dhe ndërtuar një kampus masiv. /PCWorld Albanian