Viti në Kërkim i Google është shumë më tepër sesa një regjistër dixhital të dhënash, fenomenesh dhe lajmesh të cilat kanë kapur më së shumti vëmendjen tonë në 12 muajt e fundit.
2018-ta tregoi se ky ishte viti i ngjarjeve sportive, martesave, vdekjeve të njerëzve të famshëm, politikës dhe fatkeqësive natyrore.
Në 2018-ën komuniteti global tregoi vëmendje të lartë ndaj Kupës së Botës që u mbajt në Rusi. Finalja u luajtur mes Francës dhe Kroacisë ku i pari rrëmbeu trofeun.
Bota u shokua nga vdekja e muzikantëve të profilit të lartë ashtu edhe shkencëtarit të mirënjohur Stephen Hawking. 7 nga 10 termat më kërkuar ishin emrat e këtyre personaliteteve të cilët u ndanë nga jeta si Mac Miller, DJ Avicii, Stan Lee, Anthony Bourdain, XXXTentacion dhe Kate Spade.
Në listë hyri edhe filmi Black Panther si dhe dasma e Meghan Markle me Princin Britanik Henry.
Në kategorinë e pyetjeve drejtuar motorit të kërkimit kryesonte pyetja: Çfarë është Bitcoin? Loja më e kërkuar ishte Fortnite ndjekur nga Red Dead Redemption 2, Fallout 76, Far Cry 5 dhe God of War.
Lajmet më të kërkuara ishin Kupa e Botës, Uragani Florence, rezultatet e zgjedhjeve, sulmi me armë në Florida, martesa mbretërore dhe rezultati Mega Millions. Listën e plotë e gjeni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian