Përballë Komitetit të Drejtësisë së Kongresit Amerikan, CEO të Google u drejtuan dita pyetje me të vërtetë të vështira ditën e djeshme.
Pyetja më e vështirë ishte ajo kongresmenit Ted Poe i cili në një moment duke ju drejtuar Sundar Pichai pyeti: “A e di Google përmes këtij telefoni nëse unë ndryshoj karrige në këtë këtë sallë?”
Ndërkohë që drejtonte pyetje, ai mbante në duar një iPhone.
Pichai i tha se nuk mund të japë një përgjigje pa pasur informacione më të detajuara dhe refuzoi të përgjigjej me “Po ose Jo.”
Ted Poe tha se mbase ti nuk e di por jam i sigurtë që Google e di kur unë lëviz.
Një diskutim i ngjashëm por jashtë konteksti u bë edhe për një rast specifik që me kongresmenin Republikan Steve King kishte hasur.
Ai kërkoi llogari nga Pichai pse në telefonin e mbesës së tij ndërsa ajo luante një lojë u shfaq një lajm me foton e gjyshit të saj.
Pichai u detyrua të thoshte se iPhone prodhohet nga një kompani tjetër dhe jo nga Google.
King i tha se telefoni i mbesës mund të ketë qenë Android por Pichai e ftoi të diskutonte më në detaje lidhur me këtë çështje.
Për mëse 3 orë ditën e djeshme Pichai dëshmoi përballë Kongresit në Capitol Hill. Ndër të tjera u diskutua edhe për privatësinë dhe planin e kompanisë për të lançuar një motor kërkimi të censuruar për Kinën.
Kjo është hera e parë që Pichai doli përballë Kongresit ndërsa CEO i Alphabet kishte refuzuar ta dërgonte vitin e kaluar. /PCWorld Albanian