Sipas një raporti të fundit, adoptimi i Microsoft Teams, një prej rivalëve më të egër të Slack, po rritet me shpejtësi duke u bërë aplikacioni i dytë më i madh i kolaborimit në 2020-ën dhe parakaluar Slack dhe Google Hangouts.
Gjetjen vinë nga 900 kompani IT në Evropë dhe SHBA.
Sipas Spiceworks penetrimi i Microsoft Teams u rrit nga 3% në 2016-ën në 15% në 2018-ën.
Raporti parashikon që të arrijë në 41% në 2020-ën ndërsa Slack do të mbetet me 18% dhe Google Hangouts me 12%.
Vetëm 1% do ti përkasë Facebook.
Suksesi i Microsoft Teams dukej i pashmangshëm nisur nga numri i madh i bizneseve që përdorin ekosistemin e aplikacioneve dhe shërbimeve të Microsoft. /PCWorld Albanian