Huawei prezanton telefonin e parë me kamër 48-megapiksel

E publikuar: 11/12/2018 03:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Huawei sapo nisi një ekspansion në luftën e kamerave të smartfonëve. Në një aktivitet në Hong Kong kompania prezantoi modelin e fundit Honor View20 i cili ka një kamër të pasme 48-megapiksel dhe një kamër selfie nën ekran.


Kamera e pasme ka sensor Sony IMX586 i cili vjen me inteligjencë artificiale dhe procesor Kirin 980.

Ky është i njëjti procesor i përdorur tek Mate 20 Pro dhe Honor Magic 2.


View20 ka një sensor 1/2.0 inç CMOS dhe teknologjinë Light Fusion.

Megjithatë numri i lartë i megapikselëve nuk do të thotë çdo gjë. Sa i përket fotove kompania thotë se mund të realizojë peisazhe në cilësinë e një kamera DSLR raporton PCWorld.al.

Raportohet se Xiaomi gjithashtu do të prezantojë një telefon me kamër 48-megapiksel me sensorin e Sony.

View20 gjithashtu ka ekran plotësisht pa kornizë.

Një tjetër funksion i View20 është mundësia për të kombinuar rrjetin celular dhe Wi-Fi.

View20 do të demonstrohet zyrtarisht më 22 Janar 2019. /PCWorld Albanian