Miliona përdorues ngelën pa rrjet celular ditën e djeshme

E publikuar: 07/12/2018 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ericsson tha se një problem me softuerin e tij shkaktoi një ndërprerje masive rrjetesh dhe miliona telefonë inteligjentë offline në Britani, Japoni dhe dhjetëra vende të tjera të botës.


Ericsson tha se shkaku kishte qenë një certifikatë e skaduar.

Megjithatë sot shërbimet u rikthyen për pjesën më të madhe të konsumatorëve.


Të paktën 11 shtete u prekën të cilat përdorin pajisjet e Ericsson.

Certifikatat shërbejnë për të njohur vërtetësinë e një softueri dhe mbajtur të sigurtë rrjetet. Nisur nga fakti që një certifikatë e tillë skadon, do të thotë se rrjetet nuk janë mirëmbajtur siç duhet. /PCWorld Albanian