West Ham – Manchester United, formacionet zyrtare

E publikuar: 29/09/2018 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas dy fitoreve radhazi në kampionat, Manchester United u ndal në shtëpi 1-1 nga Wolverhampton.

Skuadra e Jose Mourinhos vazhdoi me rezultate negative ku në mesjavë u eliminua nga Carabao Cup ku pësoi në Old Traford 1-2 nga Derby County.

E në javën e shtatë të Ligës Premier, United do të ketë një udhëtim të vështirë në Londër ku do të përballet me West Hamin.

Londinezët pas katër humbjeve radhazi kanë marrë në dy ndeshjet e fundit katër pikë dhe duken në formë.

Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga trajnerët e të dyja skuadrave për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

West Ham United: Fabianski, Zabaleta, Diop, Balbuena, Masuaku, Rice, Obiang, Noble, Yarmolenko, Anderson, Antonio.

Manchester United: De Gea, Young, Smalling, Lindelof, Shaw, Fellaini, Matic, McTominay, Pogba, Martial, Lukaku. /Telegrafi/