Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua është detyruar të largohet nga banesa bashkë me dy fëmijët e saj, për shkak të presionit dhe fyerjeve të vazhdueshme nga bashkëjetuesi, mëson sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 25 prill 2026 rreth orës 12:00 në rrugën “Ferhat Binishi”, ku i dyshuari E.N. (25 vjeç) dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëjetueses së tij, D.N. (27 vjeç).
Sipas informatave, ai e ka fyer në mënyrë të vazhdueshme, duke përdorur gjuhë denigruese dhe ofenduese ndaj saj edhe në prani të familjarëve.
Për shkak të situatës, viktima është dërguar në strehimore së bashku me dy fëmijët e saj, për të garantuar sigurinë.
I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, me vendim të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë.
Rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.

















