Më 21 prill, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, shpalli aktgjykimin ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, për vrasjen e Liridona Ademajt . Ky i fundit u dënua me 30 vite burgim, ndërsa dy të tjerët me burgim të përjetshëm.
Me sa duket, dënimi prej 30 vitesh heqje lirie nuk e ka shqetësuar familjarin e Kokallës, Astritin, i cili në llogarinë e tij në Facebook i ka shprehur mbështetje personit të përfshirë në vrasjen e rëndë të 30-vjeçares.
Ai, sipër fotos me Kushtrimin, ka shkruar: Përjetësisht me ty, qoftë burg, qoftë liri.

Deri më tani nuk është raportuar që familja Kokalla t’i ketë shprehur keqardhje familjes Ademaj për përfshirjen e familjarit të tyre në vrasjen e rëndë.

















