Çitaku kritikon VV-në: Për besë, për gjynah jeni … të paaftë

E publikuar: 25/04/2026 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vlora Çitaku. Foto: Faqja zyrtare

Vlora Çitaku. Foto: Faqja zyrtare

Sekretarja e Përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe eksponentët e saj që po e akuzojnë opozitën për bllokadë të rishikimit buxhetor dhe të çështjes së Presidentit.

Çitaku me anë të një postimi ka thënë se si është e mundur që opozita të bëjë bllokadë kur pushteti i ka 66 deputetë në Kuvend.

Postimi i plotë:
Për besë, për gjynah jeni, edhe pse i keni pasur të gjitha nivelet e pushtetit tash e 6 vite.
Hajde na tregoni: si paska mundësi që opozita ju ka bllokuar për të bërë punë të mira për këtë vend, kur i keni 66 deputetë në Kuvend? Shumicë solide.
Si ju ka bllokuar opozita që ka votuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën? Që i ka votuar zgjatimet buxhetore.
Diçka që ju nuk e keni bërë kurrë sa ishit në opozitë.
Hajde, tregoni.
Të paaftë.