Arsenal kalon tutje, Welbeck u kthehet golave

E publikuar: 27/09/2018 07:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenal ka fituar ndaj Brentford me rezultat me rezultat 3-1 për të kaluar tutje.

Skuadra e Unay Emery e nisi shumë mirë takimin kur shënoi që në minutën e pestë.

Ishte Danny Welbeck që shënoi me kokë pas një rivënie nga këndi.

Danny Welbeck . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Loja e mirë e Arsenalit vazhdoi edhe më tutje, ndërsa sulmuesi anglez gjeti edhe goline  dytë në minutën e 37-të.

Pasimin e Moreal e ktheu në gol sulmuesi Welbeck nga afër.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë mysafirët u kthyen në lojë me golin  shënuar nga Judge në minutën e 58-të.

Në kohën shtesë e gjeti golin e Lacazette për 3-1. /Telegrafi/