Neymar shënon në stërvitje dhe feston si Ronaldo

E publikuar: 06/09/2018 04:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi brazilian, Neymar, e ka imituar Cristiano Ronaldon për mënyrën e festimit të golit.

26-vjeçari është grumbulluar me kombëtaren e tij dhe po përgatitet për ndeshjet e radhës.

Gjatë ushtrimeve në stërvitje, ai e ka ekzekutuar një gjuajtje të lirë dhe topi përfundoi në rrjetë.

Ndërsa më shumë vëmendje ka marrë mënyra e tij e festimit. Braziliani e ka imituar superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Ai iu është afruar bashkëlojtarëve për të festuar duke arritur që t’i argëtojë edhe ata.

Neymar dhe CR7 kanë qenë rivalë të përbetuar kur luanin në kampionatin spanjoll. Braziliani luante te Barcelona, kurse portugezi te Real Madridi.

Në vitin e kaluar, Neymar u largua drejt Paris Saint-Germainit, ndërsa Ronaldo këtë verë nënshkroi për Juventusin. /Telegrafi/

Mënyra e festimit të Cristiano Ronaldos (Foto: Getty Images)