​Hamza: Rreziku për Kosovën ka adresë, është LVV e Kurti

E publikuar: 27/04/2026 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza deklaroi se Vetëvendosja në krye me Kurtin janë përgjegjës për të gjitha pasojat që mund t’i shkaktohen vendit.

Se është shkelur Kushtetuta e vendit e thotë edhe Hamza.

Ai shpreson që vendi të mos shkojë në anarki.

E për seancën që do të mbahet të martën në orën 10:00 tha se nuk do të marrë pjesë as PDK-ja.

“Ky është një puç kushtetues.. Kjo çka ka ndodhur sonte, vetëm ka ndodhur shkelja e Kushtetutës. Është hyrë në procedurë të votimit në mënyrë kundërkushtetuese. Kjo praktikë duhet të ndërpritet me qëllim që të ruhet stabiliteti politik e institucionet e vendit. Ka rrezik e ky rrezik ka adresë e adresa e saj është LVV e Kurti. Nuk dua të besoj që me prodhuar situatë që vendi të shkojë anarki.. Kemi ftesë për nesër në orën 10:00, mirëpo ne konsiderojmë që nuk janë plotësuar kushtet për rundin e dytë”, tha Hamza.

Kreu i PDK-së, Hamza iu drejtua kryeministrit Kurti se duhet ta pyes veten pse nuk ka arritur të bindë askënd, duke theksuar se PDK-ja nuk është marrë seriozisht për propozim të emrit të kandidatit për president nga e njëjta.

“Janë përgjegjës për të gjitha pasojat që mund të shkaktohen për vendin.. Nëse asnjë nuk ke arritur ta bindësh, nuk janë të gjithë fajtor, kur askush nuk do me ty e nuk mundet, bëja pyetje vetës pse po ndodh kjo? A ke qenë serioz, i përgjegjshëm, çka kemi thënë PDK, asnjëherë nuk kam qitur vija të kuqe. Kemi thënë të zgjidhet presidenti nga PDK, asnjë nuk janë trajtuar në mënyrë serioze”, shtoi ai.