Facebook ka nisur testimin e një butoni të ri “Downvote” me të cilin përdoruesit mund të fshehin komentet dhe të ofrojnë feedback rreth tyre.
Megjithatë rrjeti social tha se veçoria e re nuk është një buton “Dislike” që shumë përdorues e kërkojnë.
Aktualisht butoni i ri po testohet në SHBA.
Kompania foli edhe për disa masa të reja të cilat duhet të përmirësojnë komunitetin e Faceboook.
Sajte të tjera sociale si Reddit ofrojnë një opsion “Downvote” i cili redukton shikueshmërinë e postimeve jo popullore.
Kur butoni Downvote klikohet, komenti i përzgjedhur fshihet. Njerëzit mund ta etiketojnë komentit si fyes, ngatërrues dhe jashtë teme.
Megjithatë shikueshmëria e postimit për njerëzit e tjerë nuk ndikohet. /PCWorld Albanian