Gjigandi Amerikan i prodhimit të çipeve Broadcom rriti ditën e Hëne ofertën për blerjen e Qualcomm me 24% në 121 miliardë dollarë duke vendosur më shumë presion mbi rivalët.
Oferta e re vlerën aksionet e Qualcomm me 82 dollarë, 24% më shumë sesa vlera e Qualcomm të Premten.
Në Nëntor Qualcomm refuzoi ofertën 70 dollarë për aksion e cila vlerësonte Qualcomm me 103 miliardë dollarë.
Oferta e re kërkon uljen e dy gjigandëve në tavolinën e negociatave.
Oferta e parë u konsiderua oportuniste sepse aksionet e Qualcomm kanë rënë ndjeshëm që kur nisi beteja me Apple. Në 2014-ën, aksionet vlerësoheshin me 81.97 dollar. /PCWorld Albanian