Ditën e Mërkure Apple largoi nga App Store aplikacionet e shërbimit të komunikimit Telegram – aplikacionin parësor dhe Telegram X – ndërsa arsyeja ngelet ende e paqartë.
Është e mundur që aplikacionet janë hequr për shkeljen e politikave të Apple ose mbase kompania është tërhequr qëllimisht nga App Store për ndonjë arsye.
I vetmi detaj që kemi është një postim në blog ditën e djeshme ku kompania lançoi Telegram X në Android.
Esencialisht është një aplikacion me një kod bazë të ri, elemente të reja të ndërfaqes dhe performancës së përmirësuar. Mos ndoshta aplikacionet e iOS gjithashtu po pësojnë ndryshime madhore?
Sipas një përdoruesit të Reddit i cili ka kontaktuar me ekipin e suportit të Telegram, kjo nuk ka qenë e qëllimshme. /PCWorld Albanian