Gmail është ofruesi më popullor i në botë i postave elektronike por nuk do të thotë se është i preferuari për të gjithë.
Mbase dëshironi ta nisni nga e para me një adresë të re Gmail për të reduktuar spam-in në postën elektronike.
Ose mund të jeni të shqetësuar për privatësinë që ofrojnë shërbimet Google. Arsyet janë të shumta, por pyetja është si të fshij postën elektronike në Gmail?
Lajmi i mirë është se nuk jeni të detyruar të fshini llogarinë e Google që do të thotë se mund të mbani Youtube, Play Music e një mori shërbimesh të tjera Google.
Ja sesi të fshini llogarinë në Gmail
- Hyni në llogarinë tuaj Gmail
- Në panelin e majtë klikoni Account Preferences.
- Shfletoni për tek opsioni Delete your account or services.
- Klikoni Delete products.
- Klikoni ikonën në formë koshi ngjitur me Gmail.
- Kur tu kërkohet, vendosni fjalëkalimin
- Prisni e-mail-in e konfirmimit
- Klikoni Delete Gmailnë lidhjen e marrë përmes email-it.
- Përzgjidhni Yes, I want to delete [address]@gmail.com.
- Klikoni Delete Gmail.
- Së fundi klikoni Done.
Keni kujdes sepse ky proces nuk mund të zhbëhet. Sapo të keni fshirë adresën ju mund ta riktheni atë e as të hapni një të re me po të njëjtin emërtim. /PCWorld Albanian