Është e vështirë imagjinosh që vetëm nën një gjysëm shekulli kompjuterat kanë avancuar nga madhësi në disa metra katror sipërfaqe në madhësinë e një pëllëmbe dore.
Pavarësisht se kjo mund tu duket çudi, këta “kompjutera” sot janë më të fuqishëm falë avancimeve në teknologji procesorike.
Qualcomm Snapdragon 845 është një prej këtyre mrekullive që pritet të debutojë në telefonët e parë vitin e ardhshëm.
Procesori ka një njëri qëndrore Kyro 385 me tetë bërthama procesorike me frekuencë 2.8 Ghz dhe grafika Adreno 630.
Snapdragon 845 ofron mbështetje për realitetin virtual dhe të shtuar me “Adreno foveation” i cili gjurmon hapësira specifike dhe i pasqyron më në detaje.
Mbështetje për HDR dhe regjistrimin HDR gjithashtu ofrohet nga Snapdragon 845. Me gamën e ngjyrave 10-bit, Snapdragon 845 përmban mbi 1 mijë ngjyra nga 256 që kanë procesorët me paletën 8 bit.
Në vend të standardit Rec.709 i cili përmban 16 milion ngjyra, Snapdragon 845 ofron mbështetje për standardin Rec.2020 me 1 miliard ngjyra.
Në realizimin e videove, Snapdragon 845 mbështet videot 720p me 480 frekuenca në sekondë. /PCWorld Albanian