Vlera e bitcoin vijoi të rritej në mbi 18,000 dollar ditën e Enjte duke u rritur me 67% vetëm një javë dhe shtuar shqetësimet për një flluskë financiare.
Bursa më e madhe Amerikane pati vështirësi me trafikun e lartë që erdhi si rezultat i rritjes së vlerës së saj.
Furnizimi me bitcoin do të ngelë në 21 milion njësi ndërsa 16.7 milion janë në qarkullim deri tani.
Kritikët thonë se vlera është rritur si rezultat i spekulimeve duke lënë bitcoin vulnerabël.
Vlera e monedhës është rritur me 17 herë ndërsa në total qarkullojnë bitcoin me vlerë 288 miliard dollar.
Sipas CoinMarketCap monedha aktualisht tregtohet me 16,013 dollar. Grupi CME pritet të lançojë kontratat bitcoin ndërsa Nasdaq do të ndjekë hapin e saj së shpejti.
Që nga fundjava bankat qendrore në Kinë dhe Indi kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët dhe investitorët që investojnë në bitcoin duke thënë se mund të përballen me pasoja financiare dhe ligjore.
Bitcoin jo rrallë herë është krahasuar me tulip maninë e shekullit të 17 duke e konsideruar më shumë një flluskë sesa diçka që mund të jetë pjesë e jetëve tona të përditshme.
Kritikët thonë se është një flluskë e ngjashme me dotcom ndërsa të tjerët thonë se rritja po vjen si rezultat i pranimit të masë.
Çdo ditë krijohen 3,600 bitcoin të rinj dhe aktualisht janë 16.5 milion monedha në qarkullim nga limiti maksimal prej 21 milion. /PCWorld Albanian