Një 20 vjeçar nga shteti i Floridas në SHBA ishte përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Uber Technologies vitin e kaluar dhe është paguar nga kompania për të shkatërruar të dhënat raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Uber tha më 21 Nëntor se të dhënat e 57 milion përdoruesve janë vjedhur në Tetor të 2016-ës dhe se kishte paguar 100,000 dollar për shkatërrimin e informacionit.
Por kompania nuk dha informacion për hakerin përgjegjës. Uber kreu pagesën vitin e kaluar përmes një programi i dizajnuar për të shpërblyer hulumtuesit e sigurisë që raportojnë probleme me softuerin.
Programi i shpërblimeve të Uber hostohet nga HackerOne, një platformë e cila ofron shërbim për disa kompani teknologjike.
Ekzekutivi i ri i kompanisë reagoi duke pushuar nga puna dy zyrtarë të lartë sigurie pranë kompanisë.
Nuk dihet se kush ka dhënë vendimin final për autorizimin e pagesës por sipas burimeve CEO Travis Kalanick ishte në dijeni të sulmit kibernetik.
HackerOne hoston programin e shpërblimit të Uber por nuk e menaxhon atë dhe nuk ka asnjë rol përcaktues të vlerës së shpërblimit.
Një ish ekzekutiv i firmës në fjalë tha se ky shpërblim është rekord për platformën në fjalë. /PCWorld Albanian