Ja sesi të fshini skedarët e lënë pas nga Windows Update

E publikuar: 08/12/2017 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më në fund Microsoft ka gjetur një zgjidhje për përditësimet e Windows dhe përdoruesit janë të lumtur tashmë.

Windows Update përmban orët aktive, ri-ndezjet manuale dhe ndërprerjet manuale të përditësimeve.

Kështu do të keni versionin më të fundit të sistemit operativ pa u shqetësuar për kontrollin e vazhdueshëm të përditësimeve.

Por është një pjesë e Windows Update që ka nevojë për vëmendjen tuaj: skedarët e vjetër që ngelen pas. Ata mund të zënë shumë hapësirë.

Në vend që të prisni për Windows-in të pastrojë këto skedarë pse të mos e bëni ju?

Ja sesi të fshini skedarët e vjetër të Windows Update

  • Hapni menunë Start dhe shkruani Control Panel e më pas shtypni Enter
  • Shkoni tek Administrative Tools
  • Një dopjo klik në Disk Cleanup
  • Përzgjidhni opsionin Clean up system files
  • Përzgjidhni opsionin Windows Update Cleanup
  • Nëse është i disponueshëm mund të përzgjidhni edhe opsionin Previous Windows installations.
  • Klikoni OK
  • Prisni që Windows të kryejë procesin e fshirjes së skedarëve. /PCWorld Albanian