Google publikoi versionin 8.1 të Android Oreo

E publikuar: 05/12/2017 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë prezantimit të Android Go Edition, Google tha se Android 8.1 Oreo do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme.

Kështu gjigandi i motorit të kërkimit po mban me sukses një premtim të dhënë në Tetor, se Android 8.1 do të mbërrijë për publikun në fund të vitit.

Oreo 8.1 mbërriti për herë të parë si një version eksperimental më 25 Tetor duke sjellë përmirësime të ndjeshme të njoftimeve të shumëfishta si dhe funksione të reja për zhvilluesit.

Versioni i dytë eksperimental erdhi një javë më pas duke u përqendruar tek stabiliteti. Versioni i fundit testues solli diçka të shumëpritur, aktivizimin e motorit të përpunimit të imazheve Visual Core në Pixel 2 dhe Pixel 2 XL.

Falë këtij të fundit zhvilluesit do të përmirësojnë aplikacionet e tyre për të shfrytëzuar gjithë potencialin e harduerit të telefonëve të Google.

Nga dita e sotme Android 8.1 është i disponueshëm në Pixel 2, Pixel 2 XL, Pixel, Pixel XL, Pixel C, Nexus 6P dhe Nexus 5X.

Google gjithashtu prezantoi zyrtarisht Android Oreo Go Edition. Android Go është dizajnuar specifikisht për sistemet me memorie RAM nga 512 deri në 1GB.

Sipas Google është 30% më i shpejtë në ndezje sesa standardi ndërsa kursen dy here më shumë memorie të brendshme.

Sistemi operativ gjithashtu ka aplikacione të përshtatura si Google Go, Google Assistant Go, Youtube Go, Google Maps Go, Gmail Go, GBoard, Chrome dhe Files Go. /PCWorld Albanian