Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro lajmëroi ditën e Dielë krijimin e një monedhe virtuale në përpjekje për të adresuar krizën ekonomike që ka kapluar vendin.
Monedha virtuale e quajtur Petro do të mbështetet nga pasuria në naftë, gaz, ar dhe diamante.
Ekonomia Venezueliane është goditur rëndë nga atë ardhurat në rënie nga nafta dhe rënia e vlerës së monedhës vendase Bolivar.
Në një konferencë për shtyp, Maduro tha se monedha e re kriptografike do të ndihmonte Venezuelën të adresonte problemet me sistemin monetar dhe të anashkalonte sanksionet Amerikane.
“Shekulli i 21 ka ardhur” shprehej Ai gjatë fjalimit. Ai nuk tha informacione sesi dhe kur monedha e re virtuale do të hidhet në qarkullim.
Venezuela u detyrohet kreditorëve të huaj plot 140 miliard dollar dhe ekonomistët besojnë se Maduro do të shfrytëzojë “petro” për të ristrukturuar borxhin e vendit.
Megjithatë monedha përballet me opozitën e cila thotë se ajo nuk mund të vihet në jetë pa miratimin e kongresit. /PCWorld Albanian