Ndërsa të gjithë po pyesin se kur bitcoin do të ndalë marshimin e tij përtej vlerës së 10,000 dollarëve, të tjerë pyesin se çfarë nevojitet për krijimin e një bitcoin-i.
Sipas raportimeve, popullariteti i bitcoin ka rritur ndjeshëm konsumin global të energjisë. Sipas Indeksit të Konsumit të Energjisë nga Bitcoin përpiluar nga Digiconomist, procesi i prodhimit të monedhës konsumon 30 teravat në vit.
Një teravat në orë është një shifër mjaft e lartë, një 1 me 12 zero prapa. Energjia e konsumuar në prodhimin e bitcoin është 0.14% e konsumit global.
Mund të mos u duket shifër e madhe, por aktualisht bitcoin konsumon energji më shumë sesa 159 shtete të botës.
Për një transaksion të vetëm bitcoin-i, 10 shtëpi mund të furnizohen me energji në një ditë.
Kjo sasi kolosale e energjisë përdoret për të fuqizuar kompjuterat dhe procesorët grafikë të cilët “gërmojnë” bitcoin.
I quajtur “mining,” gërmimi i është një proces i cili verifikon transaksionet blockchain dhe i shton në regjistra publik.
Ndërsa përpunim i një blloku bëhet më i vështirë, më shumë energji nevojitet për të kryer përllogaritjet. Nëse “gërmuesit” e bitcoin do të ishin shtet më vete, ata do të renditeshin në vendin e 61 në botë për konsumin e elektricitetit.
Vetëm në muajin e fundit, energjia e konsumuar nga prodhimi i bitcoin është rritur me 30%. Rritja e shpejtë e vlerës ka shtuar interesin e shumë njerëzve që duan të hipin në këtë tren.
Shumica janë të painformuar për kompleksitetet matematikore që zgjidhen dhe harduerin e energjinë që duhet për të mundësuar transaksionet e tyre.
80% e “gërmimit” realizohet në mega fabrika në Kinë. Dy qendrat e të dhënave të VISA në SHBA konsumojnë vetëm 2% të energjisë që nevojitet për bitcoin. Ata përpunojnë 200 milion transaksione në ditë ndërsa rrjeti i bitcoin vetëm 350,000. /PCWorld Albanian