Motorola tall videon tallëse të Samsung ndaj iPhone

E publikuar: 28/11/2017 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E mbani mend atë reklamën tallëse të Samsung ndaj iPhone? Motorola gjithashtu ka përgatitur parodinë e saj përveç ajo i dedikohet vetë Samsung.

Në reklamën e Samsung, një fans i iPhone pas vitesh besnikëri largohet dhe blen një Galaxy Note 8 më në fund.

Reklama e Motorola vazhdon aty ku Samsung e la dhe tregon një djalosh të ngjashëm ndërsa shikon një video të Galaxy Note 8.

Atë moment vjen e dashura e tij e cila shikon Note 8-ën me mëdyshje përpara se të marrë telefonin e saj Moto dhe të aktivizojë projektorin duke shfaqur video në mur.

Ndërsa videoja e Samsung nxjerr në pah disa prej veçorive që sot janë bërë trend mes telefonëve, ajo e Motorola tregon një produkt aspak popullor siç janë aksesorët Moto Mods. /PCWorld Albanian