Flet autori i vrasjes së çiftit gjirokastrit: Jam penduar, më mirë të vdisja se shpëtova

E publikuar: 25/10/2017 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autori i vrasjes së dyfishtë Apostol Kosta ndodhet në spital në gjendje të rëndë pas tentativës së vetëvrasjes.

Autori mësohet se ka qenë shofer para disa kohësh në Drejtorinë e Shëndetit Publik, ndërsa konflikti për murin ndarës të tyre vijonte prej disa vitesh.

Report Tv ka mësuar edhe fjalët e para të autorit pas vrasjes së dyfishtë. Apostol Kosta është shprehur “Jam penduar, më mirë të kisha vdekur vetë sesa shpëtova” mësohet se ka thënë ai. Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa mund të transportohet në Tiranë.