Këto grupe të gjakut janë më të rrezikuarat nga sulmi në zemër dhe në tru

E publikuar: 23/10/2017 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studimet ku ishin përfshirë rreth 1,3 milion njerëz kanë treguar se si rreziku për probleme kardiovaskulare te grupet e gjakut A, B ose AB, për 9 për qind janë më të larta se te ata me grupin e gjakut 0.

Mendohet se personat e rrezikuar kanë sasi më të madhe me proteina, që nxitin krijimin e trombociteve, që është një nga shkaktarët dhe faktorët kryesorë që shkakton sulmin në zemër dhe atë në tru. Rreziku nga tromboza më shumë rritet pas moshës 45 vjeçe.