Arifaj: Dekretimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve serbë në Kosovë s’e bën Serbia

E publikuar: 20/10/2017 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë sot se Serbia nuk e cakton datën e dekretimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë në Kosovë, por këtë ditë e cakton Kosova.

“Gjuriq nuk e ka caktuar ditën e dekretimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë në Kosovë por këtë e kemi bërë ne” kështu ka thënë për KTV-në Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit, Hashim Thaçi.

dje kishte thënë se të premten ose më së largu të hënën do të fillojë së zbatuari Marrëveshja për Drejtësi ndërmjet Kosovës e Serbisë.